Zaev në takim me kryetarin e Këshillit Evropian Mishel: Fuqimisht jemi të motivuar të vazhdojë kursi evropian i shtetit

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot u takua me Sharl Mishel, kryetar i Këshillit Evropian.

Në takim u bisedua për procesin e reformave, nevojën e sjelljes së Ligjit për Prokurorinë Publike, procesin eurointegrues, si edhe për metodologjinë e re për zgjerimin e Unionit.

Zaev theksoi se institucionet janë fuqimisht të motivuara që të vazhdojë kursi evropian i shtetit me qëllim të përmbylljes së integrimit në BE, që është cak i të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Jemi të bindur se së bashku mund ta ruajmë kursin e duhur të reformave, fqinjësinë e mirë dhe zhvillimin ekonomik. Shpresojmë se të gjithë faktorët politik do të jenë në pjesën e tyre të përgjegjësisë prej së vërteti, veçanërisht kur bëhet fjalë për të ardhmen evropiane të shtetit”, potencoi Zaev.

Nga ana e kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel u shfaq plan i qartë për veprimin e mëtejmë në drejtim të zhbllokimit të procesit të zgjerimit dhe bashkimit të të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Qendra për komunikim me opinionin e LSDM-së