Zaev nga Bullgaria: Në qershor duhet të fillojmë negociatat me BE-në

Maqedonia në qershor mund t fillojë negociatat me Bashkimin Evropian. Kështu ka deklarur kryeministri Zoran Zaev, gjatë vizitës së tij në Sofje, ku u takua me homologun e tij, Bojko Morisov.

Pas takimit, kryeministri Zaev e ka përsëritur falënderimin e tij ndaj kryeministrit Borisov për nxitjen që kanë dhënë për arritjen e Marrëveshjes me Greqinë, përderisa Bullgaria kryesonte me Bashkimin Evropian.

TË dy kryeministrit, biseduan për zhvillimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm, projektet në sferën e infrastrukturës dhe transportit, si dhe zbatimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

Para takimit në këshillin e ministrave, ministrat Ademi dhe Banov vendosën kurorë para përmendores s Goce Dellçevit, me rastin e 147 vjetorit të lindjes së tij.