Zaev – Palmer: Zgjedhjet presidenciale të zbatuara me sukses e dërgojnë shtetin në drejtim të duhur!

Siç njoftojnë nga pres shërbimi qeveritar është potencuar bashkëpunim i shkëlqyer mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, me të cilin kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka shprehur mirënjohje të madhe për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Kryeministri Zaev ka theksuar se zgjedhjet demokratike, korrekte dhe të pastra si kristali konfirmuan se vendi ynë bëhet demokraci e pjekur, ndërsa qytetarët dhanë mbështetje masive të konceptit një shoqëri për të gjithë. Treguam se si vend kemi kapacitet t’i zgjidhim çështjet e vështira, ndërsa tani jemi të fokusuar në të ardhmen dhe në rritjen ekonomike të vendit. Me 12 ratifikime të protokollit për anëtarësimin tonë në NATO tashmë ndjehen efektet pozitive dhe inkurajimi për investime të reja. Zav theksoi gjithashtu se është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian, Maqedonisë së Veriut t’i jap datë për negociata në qershor që ta realizojmë ëndrrën evropiane të shumë gjeneratave të qytetarëve tanë.

Ndërsa Palmer duke potencuar se sa e rëndësishme është që Maqedonia e Veriut të marrë datë për bisedime me BE-në dhe në këtë drejtim ka theksuar se është optimist sidomos për shkak të faktit që Maqedonia e Veriut tregoi shembull se është në rajon me nënshkrimin dhe realizimin e Marrëveshjes së Prespës dhe me proceset reformuese.