Zaev: Trajkovski do të kujtohet si politikan i ndershëm dhe proevropian

Sot mbushen 16 vjet nga vdekja tragjike e paqe bërësit Boris Trajkovski, njëri prej nënshkruesve të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001. “Lum ata që ndërtojnë paqe…”, është pjesë e mesazhit biblik në gurin mbi varrin e tij, i cili është amanet për të gjithë politikanët, ka shënuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Presidenti Boris Trajkovski, siç shkruan Zaev, përjetësisht do të kujtohet si politikan i ndershëm dhe proevropian, i përkushtuar ndaj qytetarëve dhe në bashkëpunimin më të madh dhe ndërkombëtar të shtetit tonë.

“Ne vazhdojmë ta ndjekim shembullin e tij, duke ndërtuar paqe, një shoqëri dhe bashkëpunim me të gjithë fqinjët tanë”, thotë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.