Zaev tregon përfitimet e Mini Shengenit

Kryeministri theksoi se masat për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave janë në frymën e Procesit të Berlinit dhe Agjendës ekonomike evropiane.

Beson se ky proces do të sjellë benefite për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Edhe pse BE vazhdimisht na ndihmon, ne me bashkëpunimin e ri ndërkombëtar dëshirojmë vetë të bëjmë diçka më shumë dhe kjo gjë është për të përshëndetur. Në deklaracionin e publikuar të këtij bashkëpunimi kemi një ligj të ri për punë të huajt, ku qytetarët e vendeve të rajonit do të mund të punësohen pa pengesë në vendet e rajonit, njësoj si qytetarët e vendeve europiane këtu tek ne. Bëhet fjalë për përshpejtimi i procesit të bashkëpunimit rajonal ose thënë ndryshe për implementimin e katër shtyllave europiane për mobilizim më të lehtë të mallrave, qytetarëve, kapitaleve dhe shërbimeve”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.