Zaev tregon se kush mund të zgjedhet kandidat për deputetë të LSDM-së

Komision i pëzgjedhur do t’i rangojë kandidatët për deputetë të LSDM-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të prillit, ndërsa në të do të ketë edhe anëtarë të jashtëm dhe ekspertë që të ugjidhen kuadrot më cilësore dhe më adekuate që do t’i përfaqësojnë LSDM-në dhe koalikcionin, deklaroi lideri i social-demokratëve Zoran Zaev, pas përfundimit të seancës së sotme të Këshillit Qendror të partisë.

Zaev shtoi se qëllimi është që gjysma e kandidatëve nëpër lista të jenë femra dhe të përfaqësohen profile të ndryshme të kandidatëve. Tha se një pjesë e deputetëve nga kjo përbërje e Kuvendit me siguri do të hyjnë në kominim për edhe një mandate. Ai iu falënderua deputetëve actual të LSDM-së dhe koalicionit për angazhimin në përafërsisht tre vitet e kaluara. “Jemi të gatshëm për fitore, kjo do të jetë fiore e qytetarëve dhe ardhmëria e sigurt e shtetit”, tha Zaev.