Zaevi do ta bëj Shkupin me tramvaj elektrik

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar sot se në qytetin e Shkupit do të vendoset tramvaj elektrik me qëllim uljen e nivelit të ndotjes. Vlera e projektit do të kap shifrat e 100 milionë euro. Kjo do të bëhet me qëllim uljen e nivelit të ndotjes në qytetin e Shkupit.
“Qëllimi është që Qeveria të tërheq linje kreditore në vitin 2020, ndërsa procedurën e tenderit ta filloj që tani që të mund të përfundoj e tërë procedura brenda periudhës dimërore dhe që të mund Shkupi të futet në implementimin dhe realizimin e projektit për tramvaj elektrik. Shpresoj se do të mund ta bëjmë këtë nga Van Holl i cili i prodhon këtu, por dihet se procedura në përputhshmëri me furnizimet publike është e qartë”, ka thënë Zaev.