Zaevi: Unë do ta udhëheq fushatën dhe do të jem kandidat për kryeministër

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev sot deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në muajin prill të vitit të ardhshëm sërish do të jetë kandidat për vendin e kryeministrit.

“Unë do ta udhëheq fushatën, unë do të jem kandidat për kryeministër, por për këtë do të duhet të vendosin organet e partisë dhe koalicionit. Unë jam i lumtur që do t’i përkushtohem partisë. Do t’i përkushtohem që t’i ofrohem edhe njëherë qytetarëve. Unë kërkoj një mandat të ri, të pastër, të plotë për të vazhduar. Tani topi është tek qytetarët de ata di ta hapin drejtimin përmes të cilit duhet të lëvizim. LSDM-ja do të dalë me ekip të modernizuar dhe program të modernizuar”, ka thënë Zaev.

Në pyetjen nëse ministri aktual i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski do të jetë kryeministër i ri teknik, Zaev tha se në këtë do të mund të përgjigjet në fund të dhjetorit.

LEXO EDHE: Spasovski: Është me rëndësi çfarë do të bëjmë deri te formimi i Qeverisë teknike, e jo kush do ta udhëheqë

Kjo deklaratë vjen, pasi për më 12 prill të 2020-s janë caktuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.