Zbulohet vaksina kundër Koronavirusit

Mediumi irakien“Al Sharqiya”, pretendon se shkencëtarët nga Iraku kanë zbuluar vaksinën kundër koronavirusit.

Prezantuesi Aban Hussain, thotë se një kompani atje ka zbuluar ilaçin për sëmundjet që po vret mijëra njerëz anë e kënd botës, transmeton Indeksonline.

Sipas tyre, brenda kësaj jave do të vendoset përfundimisht se kur do të startojë prodhimi i këtij ilaçi.

Tutje thuhet se, kompania në fjalë do të prodhojë sasi të mjaftueshme të vaksinës për popullin irakien.

Shkencëtarët irakien, pretendojnë se të gjithë të prekurit me Covid-19 me këtë vaksinë do të shërohen brenda 4 ditësh.

Ndryshe në këtë shtet deri më tani si pasojë e kësaj pandemie kanë vdekur 23 persona, derisa 266 të tjerë janë të infektuar më Covid-19.