Zëdhënësja e EVN-ës midis të lënduarve, është nga Gostivari

Midis perosnave të lënduar në fatkeësinë që ndodhi afër fshatit Laskarcë në magjistralen Shkup-Tetovë, është edhe zëdhënësja e EVN-së, Vjosa Selimi, e cila ka të thyerë shpatullën dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, raporton KOHA.

Kryeministri Zoran Zaev, pas vizitës së sotme të të lënduarve, theksoi se pjesa më e madhe e të lëndurave janë të moshë së re.

“I pashë të gjithë të lënduarit të cilët janë jashtë rrezikut për jetë. bëhet fjalë për njerëz të rinj. Fola me një djalë i cili kishte 19 vjet dhe me një vajzë po të të njejtës moshë. Fola edhe me zëdhënësen e EVN-së, ju përshëndeti Ju kolegëve”, theksoi Zaev, transmeton KOHA.

Nga Spitali i Qytetit “8 Shtatori” kanë apleuar deri te familjarët e të lënduarve që të mos brengosen, se të dashurit e tyre janë në duar të sigurta. Nga atje kanë njoftuar sa kanë pasur vështirësi gjatë identifikimit të viktimave të fatkeqësisë.