Zejdi i kundërpërgjigjet Osmanit: Ke harruar shtyllën e turpit

Bujar Osmani i BDI-së, dje për TV21 shpalosi 5 shtyllat kryesore për negociata me partitë shqiptare. Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar Skender Rexhepi-Zejdi, nga Aletrnativa, përmes një statusi në rrjetin social Facebook duke iu përgjigjur Osmanit.

Zejdi në statusi i tij ka shkurar se Bujar Osmani, ka harruar shtyllën e gjashtë, atë të turpit, siç e quan ai, duke iu referuar vjedhjes së votave shqiptare.

“E dëgjoj zëdhënësin e BDI-së teksa flet për 5 shtyllat kombëtare. Por ai e ka haruar shtyllen kryesore shqiptare, atë të 6-tën:
Shtylla e 6 e politikës kombëtare shqiptare është SHTYLLA E TURPIT, shtylla ku do të ngjiten fotografitë e vjedhësve të votës shqiptare nga lideri i partisë së tij deri te bandat lokale, ngase të dhunosh votën e lirë është njëjtë sikur të vrasish gjitha vlerat demoktatike perëndimore të cilat i synojmë ne si popull.
Prandaj, sot është dita që në ora 19.oo t’i themi STOP vjedhjes së lirisë dhe ardhmërisë shqiptare.”, ka shkruar Skender Rexhepi-Zejdi.

“1. Në zgjedhje nuk garojmë me më shumë se dy lista. 2. Partia që e merr një votë më shumë flet në emer të shqiptarëve me komunitetet tjera. 3. Partitë dhe deputetët e partive që kanë një votë më pak, japin mbështetjte partisë së parë, që për vijat strategjike tona të flasin në emër të gjithë deputetëve shqiptarë, kurse për çështje të politikës ditore do të jenë korrektori kryesor. 4. Deputetët e partive jofituese nuk bëjnë biseda anësore për të dobësuar pozitat negociuese të partisë fituese ( si në vitin 2006). 5. Mundësi për bashkëpunime në forma të ndryshme në interes të qytetarëve mes partive politike shqiptare.”, ka thënë Bujar Osmani.