Zekolli: BDI është parti shtetformuese; Aleanca, Besa dhe Alternativa janë parti mahallo-jaranike

Gjendja kaotike dhe ashpërsia e përplasjeve në kampin politik opozitar shqiptar, nuk është rezultat dhe paralajmërim se fronin qeveritar e kanë të kapshëm, por refleksion i luftës së pakursyer se cila nga tre-katër partitë do të jetë partia më e fuqishme opozitare – afër partisë në pushtet BDI, shkruan Arsim Zekolli për Dojçe Vele.
 
Përveç vërshimeve me shkurtesa partiake dhe deklarata bombastike, ndryshimi i vetëm është se për dallim nga ciklet e mëparshme kur PDSH ishte mbrojtës i pakompromistë i jorganit opozitar, tani për atë “nder” po luftojnë Zijadin Sela, Billall Kasami, Afrim Gashi dhe – nënkuptohet – vetë Menduh Thaçi. Qoftë edhe nëse pak kohë më parë ekzistonte mundësi teorike për bashkim të të lartëpërmendurve për të dridhur dominimin e integristëve, tani veçmë është e njohur se edhe koalicionimi mes të përmendurve (plus LSDM) nuk do ta fitojnë partinë e Ali Ahmetit. Në ndërkohë, përderisa presim demant konkret të këtij konkluzioni, është e drejtë që të orientohemi kah arsyet që sollën deri në këtë situatë. Në të cilën opozita arriti që nga e përfunduara të bëjnë veresi, ndërsa BDI-në ta bëjnë edhe më të fuqishme pas të gjitha goditjeve që nuk e vranë.
 
Patriotizmi folklorik
 
Si e para, Bashkimi Demokratik për Integrim sot është parti politike e klasës së re të mesme të formuar shqiptare të përbërë nga byrokracia administrative, mikro rrjeti ekonomik dhe gjeneаlogjia politike. Kjo për dallim nga mikro – kozmoset mahallo – jaranike të grupacioneve ABA (Aleanca, Besa, Alternativa) nuk bazohet në mangupët ekskluziv lokalo – patriotik, por në bashkimin sindikal të politikave autonome lokale dhe rrjetëzimin e tyre në fuqi të përbashkët politike dhe ekonomike. Në ndërkohë, grupacioni ABA ende vegjeton mbi thërrimet e kohës së Gruevskit dhe fjalorin e vjetëruar të qarjes dhe patriotizmit folkorik, pa ndjesi për ndryshimet që kanë ndodhur në ndërkohë dhe paaftësinë për fraksionim të brendshëm inkluziv.
 
Si e dyta, Bashkimi Demokratik për Integrim me shkathtësi pozicionohet si bartës i modernizmit social para Shqiptarëve dhe mbrojtës i interesave shqiptare para maqedonasve. Në praktikë, kjo nënkupton se BDI-ja është subjekt politik i pavarur dhe vet i mjaftueshëm, i barabartë me LSDM-në dhe VMRO – DPMNE dhe me njësi të shpërndarë matëse në trekëndëshin e etabluar, për dallim nga grupacioni ABA – të bashkuar ose të ndarë – e cila nuk po e fsheh atë se suksesi i tyre determinohet nga zgjedhja e LSDM-së ose VMRO – DPME-së. 
 
Me këtë ky grupacion jo vetëm që prej në fillim dhe pa vetëdije e pranon pavarësinë e saj diskutabile por edhe e imponon përshtypjen se ata janë në mënyrë ekskluzive dhe absolute opozitë vetëm e BDI-së, por jo edhe i LSDM-së dhe/ose VMRO-DPME-së dhe i politikave të së kaluarës / tashmes së tyre. Respektivisht, heshtja e Selës, Gashit, Kasamit për pozicionimet e Mickovskit dhe skandalet e kabinetit të Zaevit vetëm e amplifikuan zërin e integristëve.
 
E treta, Bashkimi Demokratik për Integrim (siç paralajmëruam) tashmë e ka tejkaluar kategorinë e një partie thjesht etnike dhe në mënyrë të hapur aspiron të përfaqësohet dhe pranohet si parti mbrojtëse e shtetit sipas modelit të partive politike qeveritare maqedonase. Qëndrimi i Ahmetit se “shqiptarët nuk janë të diskriminuar” dhe se parakusht për koalicionim është gatishmëria të pranohet të tre marrëveshjet është demonstrim me dy takte të reformës së brendshme politike dhe refaktorizim të jashtëm politik. Për dallim nga grupacioni ABA, e cila ndoshta nga injoranca ose përulja ndaj shpëtimtarëve të tyre shpresëdhënës LSDM dhe VMRO – DPMNE ende nuk ka krijuar, as proklamuar qëndrim mbi realitetin e ri politik në vend dhe principet e jashtme politike mbi të cilat do të mbijetonte qeveria.
 
BDI përsëri do të përfitojë
 
E katërta, falë mentalitetit të mahallës së ABA dhe merakun e LSDM-së për poltronë policor, religjioz dhe politik nga gjysmë bota shqiptare, BDI po arrin të imponohet si paralajmërues i diskursit etno-liberal në shoqërinë shqiptare dhe në veçanti ndaj lidhje urbane të Shqiptarëve të cilat nuk janë të bindur nga oferta e opozitës shqiptare dhe po ndihen të mashtruar nga qytetarizmi i rrejshëm i Zoran Zaevit dhe në veçanti të zgjedhurit e tij shqiptarë të cilët deri pak më parë arritën të tërheqin vëmendjen e popullit e cila ishte e rezervuar për Grubin, Mexhitin, Durakun etj. Kuptohet diskursi etno – liberal është padyshim paraqitje e rrejshme e BDI-së, por gjithsesi më e pranueshme se moralizmi i rrejshëm religjioz i Kasamit dhe Gashit, neo-nacionalizmit romantik të Selës, mangupllëku komik i Thaçit dhe qytetaria klienteliste të Zaevit.
 
Si e pesta, përfshirja direkt e BDI-së në mbijetesën, krijimin dhe manipulimin me secilën nga këto katër parti opozitare shqiptare, si dhe dëshmimi direkt për “principet qytetare” të LSDM-së dhe kualitetin e “maqedonizimit” të VMRO-DPMNE-së sjell në përfundimin se edhe nëse shkon në opozitë, ndikimi i BDI do të jetë jo vetëm i ndjeshëm, por edhe shpesh vendimtar për proceset politike në vend. Ky fakt ka filluar të merr rëndësi në dritën e dilemave të rradhës që do ta diktojnë gjendjen e kampusit maqedonas dhe nevojën për bashkësinë ndërkombëtare në kampusin shqiptar që të sigurohet një farë lloj paqeje përmes një partie politike që ka shprehur qëndrime të qarta. Po, BDI përsëri do të përfitojë përmes vështrimit miopik stabilizues të përendimit. Por, për herë të parë pas këtyre 20 viteve, faji për këtë qëndron tek opozita shqiptare dhe tek partitë politike maqedonase dhe tek mediumet, papjekuria e të cilëve ua siguroi atë aurë të stabilokratëve pakonkurrencë.
 
BDI nuk është fajtore edhe pse është bashkëpunëtor real në turbullirat e Thaçit dhe përpjekjet e tij që Kasami, Gashi dhe Sela të mos marrin nga ai rolin e opozitarit sipas qejfit të Ahmetit. Aventurat e tij në TV21 janë vetëm verzion i update-tuar të “sms porosive të famshme” të Zaevit një natë para zgjedhjeve të vitit 2016 dhe partneritetin e atëhershëm me Sasho Mijallkov. Për fat të keq të tij, në euforinë për të qenë sa më bindës para publikut të ngopur, z. Thaçi arriti që bindshëm dhe në mënyrë efektive t’ua dëshmojë dhe t’ju jep argument PDSH-së dhe VMRO-DPMNE-së se pse PDSH nuk është parti mjaftueshëm serioze për anëtarësim në aleancën e partive popullore evropiane. Kështu, për të disatën herë me rradhë, Menduh Thaçi arriti që ta driblojë të gjithë publikun mediatik dhe në fund përsëri të shënojë gol në rrjetën e tij.
 
Dinjitoz ndaj shkollës politike që i përket, Zijadin Sela, arriti në mënyrë vullnetare të përjashtojë rolin për të qenë shtylla e re morale, mobilizuese dhe e pavarur kah i cili do të gravitojnë votuesit të lodhur nga qeverisja e BDI-së. Ai e pranoi për herë të dytë, rolin e partnerit me personazhe dhe parti që modelet e vetme të mbijetesës kanë të llogariten të barabarta për nga popullariteti dhe pranueshmëria si Aleanca. Ironia e së ardhmes është se Zijadin Sela po e shijon situatën identike që solli deri në shkëputjen e tij nga PDSH-ja pas fitores së tij në zgjedhjet lokale në Strugë dhe humbjen e PDSH-së në Tetovë. Në situatën e sotme të kopjuar, Sela është në qetësi dhe në çdo hap i ndjekur nga ambiciet e Arben Taravarit, predispozita gostivarase e të cilit nuk kontribuon aq shumë kah përforcimi i konceptit bashkues, supra – lokal, social dhe etnik i Selës. Parë nga ky këndvështrim, e vërtetë është se edhe Tirana dhe Prishtina kishin simpati për ngritjen e Selës. Por pikërisht Taravari ishte i pari që e paraqiti atë predispozitë, në pikëpyetje është nëse një simpati e atillë është e drejtuar kah Aleanca ose kah Sela personalisht.
 
Simpatia e atillë mund të tejkalojë forma të ndryshme të reformatimit, varësisht nga ajo se për cilat nga rrymat e çmendura të Besës do të orientohet Sela si partner i mundshëm koalicioni. Bashkëpunimi me Besën e Bilall Kasamit, mund ta përforcojë kartën fituese në Tetovë dhe pjesërisht në Shkup dhe në Gostivar, me pasoje të patjetërsueshme për Taravarin, cili preferon bashkëpunimin me Besën Alternative të Afrim Gashit, e cila nuk mund të lavdërohet me përkrahje të theksuar as në Shkup e ku më në qytetet tjera. Vendimi i Selës për rrymat e armiqësuara të Besës, mund të ketë ndikime më të thella dhe më të gjëra që mund të ndikojnë edhe në vetë Aleancën. Afrimi kah Alternativa proerdoganiste e Gashit mund ta hap temën për ndikimin indirekt të Ankarasë nëpërmjet Edi Ramës, kryeministrin e preferuar të Rexhep Taip Erdoganit dhe Aleksandër Vuçiçit. 
 
Vëmendja e këtillë mund të shkaktojë edhe paralajmërim nga partnerët e perëndimit, që edhe ashtu paralajmërojnë se në përplasjet mes partive asnjë nuk është paraprakisht i vlerësuar si “padyshim properëndimor”. Dyfytyrësia e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së ndaj partive shqiptare dhe shqiptarëve në përgjithësi, vetëm në mënyrë të shtuar e përforcon predispozitën jo të dëshiruar, por logjit të Perëndimit që të preferojë bashkëpunim me ata që në kohë me turbulenca as nuk e prishin paqen nën kuvertën e anijes dhe as nuk lejojnë që admiralët ujorë maqedonas të lundrojnë jashtë rrugëve atlantike.
 
Inercioni i grupacionit ABA që të qëndrojë në gjatësinë e dallgëve të viteve 2014-16 shtrenjtë do tju kushtojë edhe atyre, edhe Shqiptarëve dhe mbarë shoqërisë. Opozita shqiptare me grindjet e tyre të papjekura dhe parapolitike, në mënyrë destruktive të ndihmuara nga LSDM dhe nga mediumet maqedonase, në mënyrë të suksesshme dhe të pariparueshme e kompromentuan dhe devalvuan të gjithë energjinë anti – BDI dhe naracionin që ishte i ndërtuar dhe cementuar nga disa personazhe krejtësisht tjerë, me aspirata krejtësisht tjera nga të përmendurit “reformatorë”. Pranofshin ato ose jo, ata janë vetë garantuesit e fitores së BDI-së. Personazheve autentik të anti-ahmetovizmit ju mbetet post-festum të sigurojmë që ajo fitore aq sa mundet të jetë е kushtueshme.