Luan Veliu:Zëri i Ali Ahmetit nuk ndryshoi, mbeti i njejti 40 vite me radhë!

A keni ndëgjuar zërin e Ali Ahmetit, dikur shumë heret përmes megafonëve, ma von përmes grykës së pushkës dhe sot përmes vullnetit të popullit, që nuk mund ta fal, e as ta shes!

Po a mbani mend thirjet e turmave, gjatë demostratave studentore vitet 1981‐1984, aty ishte zëri i Ali Ahmetit, me shokët!

Po a mbani mend “emrat”, Abazin, Fatmirin, Lirakun, Ramizin, Kastriotin, Ismetin, Bashkimin e shumë shok të t’jerë!

Po programi i Lëvizjes Popullore për Republiken e Kosoves, me organet e veta udhëhqëse me sektorët e vetë, ju ka ra në dorë!

Po luftërat në Trojet Shqipëtare, Kosovë, Luginë, Iliridë, nuk ju bëri përshtypje!

Po Luftëtarët, Veprimtarët që dhan jetën për të jetuar ne, i dini, i nderoni, ua dini varret ku pushojn eshtrat e Tyre!

Po fitoret e shqiptarëve, në Kosovë, Luginë e në këte shtet, nuk i shohim, prekim, shijojm të gjithë bashk!
Po…!

Kemi bër shumë punë, por ka ende për të bërë..(A.A)
Ali Ahmeti, mban “busollën” në duar dhe Amanetin në shpirt!
Bijt e Betimit të madh jan të tillë.

Luan Veliu
Gostivar, 18.08.2020