Zëvendës drejtori i policisë financiare Dehari nesër i ftuar në ‘Biznis plus’

Zëvendës drejtori i policisë financiare Berat Dehari nesër është i ftuar në emisionin ‘Biznis plus’ në RTVM për të diskutuar mbi temat e fundit sa i përket sektorit financiarë si dhe dikasterit që ai drejton në pozitën e zëvendës drejtorit.

Emisioni fillon nga ora 20:00 kurse në të Dehari do të flet mbi sfidat e fundit të vendit në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe masat që po ndërmarin institucionet e vendit në këtë drejtim si detyrë dhe obligim i dhënë dhe nga institucionet ndërkombëtare në rrugën e vendit drejtë integrimeve euroatlantike.