Zëvëndës Ministri i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi në takim me Kryetarin e forumit ekonomik Nagib Fejzi

Zv.Ministri i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi ditën e sotme zhvilloi takim me Kryetarin e Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptarë Nagib Fejzi.

Gjatë takimit, ndër të tjera, u diskutua dhe mbi vështirësitë që hasin sipërmarrjet që operojnë në sektorin e transportit si pasojë e pandemisë. Z. Rexhepi shprehu gatishmërinë e plotë në bashkëpunimin me sektorin privat për lehtësimin e këtyre vështirësive.

Takimi u zhvillua në respektim të plotë të protokollit të sigurisë Covid 19.