Zëvendës ministri Maksuti merr pjesë në takimet për siguri dhe politikë të jashtme të BE-së

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti merr pjesë në takimin shpjegues të “Aquis” ku së bashku me përfaqësues të institucioneve vendore do të diskutohet në lidhje me politikën e jashtme dhe të përbashkët të sigurisë së BE-së.

Do të diskutohen tema të ndryshme që kanë të bëjnë me çështjet e masave restriktive, implementimi i deklaratave të BE-së, si dhe çështje të tjera si strategjia nacionale për tregti me armë dhe mbrojtje nga armët kimike biologjike dhe nukleare.

Në këtë takim do të trajtohen edhe tema të ndërlidhura me themelimin e Akademisë Ushtarake Rajonale të Mbrojtjes në Shkup me iniciativë dhe mbështetje nga plani veprimit i Austrisë për Ballkanin Perëndimor si dhe mundësinë për pjesëmarrje në Bashkëpunimin Strukturor të Përhershëm (PESCO).