Zëvendës Ministri Nuhiu: Forcimi i kapaciteteve në funksion të interesit të qytetarëve

Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, gjatë vizitës në Qendrën stërvitore në Kazermën “Ilinden” ka vënë theksin te forcimi i kapaciteteve të punonjësve të Policisë.

Me këtë rast, zv. Ministri Nuhiu ka shprehur respekt edhe për ambasadorin Thimonier.

Ja postimi i zv. Ministrit Nuhiu në fb:

“Forcimi i kapaciteteve profesionale te punonjesve te policise do te sherbeje per efikasitetin dhe efektivitetin e masave dhe aktiviteteve operative per mbrojtjen e interesit te qytetareve dhe shtetit!
Faleminderime dhe mirenjohje per ambasadorin z. Christian Thimonier!”