Zëvendësministri Hasani priti në takim ambasadorin e Finlandës, Lähdevirt

Takim me ambasadorin e Republikës së Finlandës, Sh.T. Kimmo Lähdevirt. Në takim u shpreh mbështetja e fortë e Finlandës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, nga të dyja palët u konfirmua nisma për rritjen e bashkëpunimit ndër-ushtarak.