Zëvendësministri Rexhepi: Korridori 8-të, projekt madhor në vlerë prej 1 miliardë euro

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjes, Bekim Rexhepi i ftuar në emisionin e Pasdites në RTM2 ku ka folur rreth projektit të Korridorit 8-të, duke thënnë se për realizimin e këtij projekti është nënshkruar kontratë bashkëpunimi me Bechtel Enka.

“Kemi nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me Bechtel Enka për ta realizuar këtë endërr 160 vjeçare. Kjo është një sfidë serioze në të cilën ministria e Transportit dhe Qeveria po ia dalin mbanë”, është shprehur zëvendësministri Rexhepi.

Vlera e gjithë projektit kap shifrën prej 1 miliardë dollarë sqaron më tej ai, ndërsa pas pavarësisë së vendit dhe Marrëveshjes së Ohrit, ky është një tjetër projekt madhor.

“Korridori 8 është zgjidhje shumë e mirë e problemeve mes popujve të Ballkanit. Lëvizjet e lira gjithmonë kanë treguar rezultate të mira në mes popujve. Pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, Marrëveshjes së Ohrit ky projekt është shumë i vlefshëm. Vlera e Korridorit 8 kap vlerën e 1 miliard dollarëve”, ka theksuar më tej Rexhepi.