Zëvendësministrja e financave Elezi priti në takim Andi Ismailin, kampionin botërorë në vallëzimin modern!

Zëvendësministrja e financave Dr. Shiret Elezi sot në kabinetin e saj ka pritur në takim Andi Ismailin, kampionin botërorë në vallëzimin modern së bashku me familjen e tij nga Gostivari.

Ismaili nga afër ka informuar zëvendësministren Elezi mbi gjithë aktivitetet e tij të deritanishme si dhe planet me të cilat pritet që të paraqitet në të ardhmen e afërt pasiqë si i vogël ëndërrat i ka shumë të mëdhaja sipas tij.

Ndërkohë që në anën tjetër, zëvendësministrja Elezi ka premtuar mbështetje për të gjithë talentët në të gjitha fushat që qeveria dhe ministria e financave po bën në këtë drejtim për të ndihmuar ata në fushëveprimin e tyre.🕺🌟

Zëvendësministrja e financave Elezi priti në takim Andi Ismailin, kampionin botërorë në vallëzimin…

Gepostet von Shiret Elezi – Faqja Zyrtare am Mittwoch, 10. Juni 2020