Zgjebosen ushtarët e kazermës? Shekerinska tregon të vërtetën…

Absolutisht nuk është e vërtetë se sëmundja e zgjebes rrjedh nga kazerma në Veles. Sëmundja rrjedh nga një person, i cili vullnetarisht ka filluar të kryej shërbimin ushtarak dy-tre javë më parë. Kjo nuk është diçka e cila duhet të na brengos, pasi që absolutisht nuk është e saktë se kazerma është jofunksionale. Përkundrazi, ushtari i cili ka qenë i regjistruar se e ka sëmundjen e caktuar është dërguar në shtëpi dhe dy ushtarë tjerë janë në mbikëqyrje.

Këtë sot e deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës në Qendrën Mjekësore Ushtarake.

“Definitivisht bëhet fjalë për ushtar, i cili vullnetarisht e ka kryer shërbimin ushtarak dhe kur ka filluar ta shërbejë ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, megjithatë për shkak të periudhës së caktuar të prezencës së sëmundjes, e cila nuk mund të regjistrohet nga ana jonë, ajo ka qenë aty. Kemi tetë mijë ushtarë dhe kuptohet se ky sistem funksionon dhe sëmundje ka pasur dhe do të ketë. Kjo është e pjesë e natyrshme e punës të cilën e kemi. Sëmundje ka edhe në arsim, shëndetësi dhe Armatën tonë”, shtoi ministrja Shekerinska.