Zgjedhja e një furnizuesi universal mbron interesin e qytetarëve

Në qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut  sot u mbajt konferencë për shtyp të cilës iu drejtuan zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Kryetari i Komisionit për përzgjedhjen e furnizuesit universal akademik Gligor Kanevçe për të  dhënë informacionin mbi rezultatin e ankandit të mbajtur, në të cilin konsorciumi EVN Maqedoni dhe EVN Furnizim kanë ofruar marzhë më të ulët prej 11.5% dhe kështu kanë  plotësuar kushtet për t’u bërë Furnizues universal i energjisë elektrike në mënyrë konkurrente dhe transparente siç parashikohet në Ligjin e ri për Energjetikë.

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi informoi se pas përfundimit të ankandit elektronik si ofertuesi më i volitshëm për furnizues universal të energjisë elektrike, u zgjodh kompania EVN Maqedoni e cila ofroi një marzh bruto prej 11.5% dhe theksoi se Ligji i ri për Energjetikë parashikon që Republika e Maqedonisë së Veriut  të zgjedhë furnizues universal për 5 vitet e ardhshme.

“Procedura u zhvillua në mënyrë transparente, Presidenti i Komisionit është nga fakulteti akademik, dhe sot zgjodhi ofertuesin më të favorshëm për Furnizues universal, i cili në seancën e ardhshme të qeverisë duhet të miratohet me  vendim të Qeverisë. Duke pasur parasysh të dy ofertat – një nga EVN Maqedoni, tjetra nga ELEM – është e rëndësishme të theksohet se kjo qeveri ka dëshmuar edhe një herë se në mënyrë konkurruese zgjidh të gjitha çështjet. Ne do të vazhdojmë në mënyrë transparente të ofrojmë shërbime më cilësore për qytetarët, “tha ministri Bekteshi.

“Furnizuesi universal llogaritet si mekanizëm që do të mbrojë interesin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut  dhe i cili do të sigurojë prodhim vendor të energjisë elektrike me kushte dhe çmime më të mira duke dashur të mbrojë qytetarët nga goditjet shokuese të mundshme  nga çmimet . Sot përfundoi ankandi publik i procedurës së tenderit për furnizuesin universalë  me çrast çmimi me interes për qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore është ulur me gati 30% . Kjo garanton se përfitimi më i madh mbetet për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së veriut “ u shpreh zëvendëskryeministri Angjushev dhe shtoi se liberalizimi i tregut të energjisë elektrike  jep përfitime ekonomike në favor të konsumatorëve.

Në këtë drejtim, zëvendëskryeministri Angjushev shtoi se të gjithë furnizuesit e tregut të lirë duhet të luftojnë me margjina më të vogla dhe të plotësojnë kushtet e procedurës së tenderit që do të ofrojnë çmim më të favorshëm për qytetarët.

“Kjo do çlirojë dhe liberalizojë tregun e energjisë elektrike për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe mikro të cilat tani do kenë qasje dhe mund të presin çmime më të ulëta të energjisë elektrike nga ajo që kanë pasur deri më tani. Këto kompani të vogla,dyqane mëhallash por dhe kompani të mesme e të mëdha të cilat deri tani nuk ishin të lira në treg tash e tutje do të kenë mundësi të presin energji elektrike më të lirë nga ajo që kanë paguar deri më tani. Kjo është e rëndësishme për shkak se këto kompani të vogla, të mesme dhe mikro ishin bartëse në periudhën e tranzicionit të ekonomisë “, shtoi zëvendëskryeministri Angjushev dhe tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut ka demonstruar njohuri  dhe kapacitet  për të përmbushur direktivat e BE për rregullimin e tregut të lirë.

“Ne kemi prezantuar tarifën e lirë për energji elektrike. Çmimi i energjisë elektrike për qytetarët që nga formimi i qeverisë nuk u rrit, dhe në disa vitet e fundit ne kemi pasur rritje të çmimit prej 75%. Përmes furnizuesit universal, ne garantojmë çmime dhe kushte të favorshme kryesisht për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe mbrojtjen e ndërmarrjeve dhe qytetarëve dhe konkurrencën në tregun e energjisë elektrike “, theksoi zëvendëskryeministri Angjushev.

Akademiku Gligor Kanevce, si Kryetar i Komisionit për përzgjedhjen e Furnizuesit Universal, njoftoi rezultatet e ankandit elektronik për cilën nga dy ofertat e pranuara, një nga konsorciumi EVN Maqedoni dhe EVN Furnizim , tjetra nga ELEM TRADE DOOEL Shkup, pas vlerësimit të ofertave nga ana e komisionit , u ftuan kompanitë në ankandin elektronik të sotëm ku u zgjodh konsorciumi EVN Maqedoni dhe EVN  Furnizim si ofertuesi më i volitshëm me margjinën më të ulët bruto  prej 11.5%.