Zgjedhjet në pikëpyetje / Të Enjten takim liderësh

Koronavirusi mund ti shtyjë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend, të caktuara për më 12 Prill. Kështu mësohet nga burime brenda qeveritare.

Të njëjtat burime theksojnë se ditën e Enjte do të thirret takim liderësh në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Ftesat tashmë janë dërguar tek krerët e partive politike.

Detaje më të hollësishme me siguri do të ketë edhe nga shërbimet qeveritare.