Zgjedhjet parlamentare 2020: “E Majta” shpalos programin zgjedhor

Partia “E Majta” shpalosi programin zgjedhor, përmes së cilit parashikon shfuqizimin e të gjitha marëveshjeve ndërkombëtare të aritura dhe Marëveshjes së Ohrit.

“Partia politike “E Majta” si partia e vetme mbietnike në Republikën e Maqedonisë, në programin e saj zgjedhor parasheh shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës të arritur me Greqinë, shfuqizimin e Marrëveshjes Korrnizë të Ohrit, shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë , si dhe shfuqizimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në republikën e Maqedonisë i cili u miratua përmes presionit nga ana e Qeverisë. Këto janë ndryshimet e domosdoshme të cilat “partia e Majta” do t’i bëjë, me qëllim të përmirësimit të gjitha padrejtësive që iu bënë Republikës së Maqedonisë”, thuhet ne kumtesen.