Zgjedhjet parlamentare 2020: Integra premton platformë për jetë më të mirë

Partia Integra ka prezentuar platformën politike që sipas saj ofron të gjitha zgjidhjet për një shtet prosperues.

“Me Integrën, partinë konzervative maqedonase, do të përpiqemi të sjellim në skenën politike maqeonase të gjithë potencialin intelektual, që të tregojmë se integra vërtetë ka kuadro , të cilët do bëjnë krenar atdheun, të cilët munden të drejtojnë qeverinë me shumë më sukses se të gjitha këto garnitura të cilat në 30 vitet e fundit e sollën atdheun tonë në buzë të shkatërrimit. Platforma jonë politike ofron të gjitha zgjidhjet , duke filluar nga ekonomia përmes së cilës do të arrijmë që qytetarët ti bëjmë individë të pasur e kështu të arrijmë prosperitet në shtet”, u shpreh kryetari i partisë Integra, Lupço Ristoski.