Zgjedhjet parlamentare 2020: Kandidati i BDI-së për kryeministër në Gostivar

Për shkak të gjendjes momentale me Virusin Korona në vendin tonë edhe BDI nuk po mban tubime të zakonshme, por programin për zgjedhjet e 15 korrikur e prezenton përmes takimeve me qytetarë. Kandidati për kryeministër, Naser Zyberi I cili u propozua nga BDI, në ditën e 4 të fushatës zgjedhore shpalosi edhe premtimin e parë në fushën e ekonimisë.

Shteti do mbulojë 50% të kontributeve sociale për 3 vjet me radhë për çdo punësim që do përmirëson përfaqësimin e drejtë në kompanitë private, tha Naser Zyberi.

Ai gjithashtu tha se për çdo punësim të ri, i cili përmirëson përfaqësimin e barabartë në kompani, shteti do të mbulojë 50 përqind të kontributeve sociale. BDI ka insistuar dhe insiston që Maqedonia të jetë një shtet I barabart për të gjith, shtoi Zyberi.

“Mesazhi im ka qen dhe do të mbetet që ne duhet bashkarisht të krijom kushye të barabarta dhe shansa të barabarta për cdo qytetar pa dallimetnie, konfesioni, përkatësie politike apo sociale. Zaten subjekti që më mbështet në kandidatur BDI ka insistuar dhe insiston që Maqedonin ta sheh si shtet të të gjithve në kushyte të barabarta. Si shtet të orientuar kah vlerat euroatlantike si shtet në të cilin cdo kush do të ndjehet në jetën e vetë në punën e vetë dhe në prespektivat për ardhmërin e vetë”, u shpreh kandidati i BDI-së për kryeministër Naser Zyberi.

Zyberi thot se oferta e BDI-së që ai të jetë kandidat për krymeinistër flet për karakterin dhe mardhënet demokratike të subjektit që më ka kandiduar, e që do të thot se mbështet demokracin e brendshme dhe është e gatshme që ta mbështet një kandidat I cili ka opservime shpesh herë edhe kritike.

“Ky qëndrim autonom I imi do të jetë edhe pjesë e programës që do tu ofrohet qytetarëve si garanc se nuk do të jemë ushtar partiak se nuk do ti ve interesat individuale, parciale dhe partiake e politike mbi ato interesat e përgjithshme. Kjo është ajo që është oferta jonë dhe risia jonë. Prandaj sllogani jonë se mundet dhe mundet oër të gjith pa dallim përkatësie etnike mbështetet në një figure e cila e ruan neutralitetin”, theksoi Zyberi.

Qëllimi I BDI-së dhe I imi është I qartë shanse tëbarabarta në ekonomi dhe punë të mirëpaguara për të gjithëqytetarët. Si Kryeministër, dua të sigurohem që secilinga ju dhe të dashurit tuaj të ketë shanse të barabarta për tëardhura të sigurta dhe të mjaftueshme për të siguruar jetesëntuaj.

Qëllimi im është të përmirësoj sigurinë shoqërore dhe standardin e jetesës për të gjithë qytetarët në mënyrë tëbarabartë, pavarësisht se cilës etni i përkasin tha Zyberi