Zgjedhjet parlamentare 2020: “Koncepti Maqedonas” shpalos platformën në Veles

Partia “Koncepti Maqedonas” për qytetarët e Velesit parashikon zgjidhje për vendet e humbura të punës, jetë të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët.

“Punën e parë që do t’ia ofrojmë Velesit është qetësia dhe liria, si formë e jetesës në gjithë territorin e Maqedonisë ashtu edhe në Veles, e dyta është qetësia, kjo do të thotë një jetë me ardhmëri të sigurtë për qytetarët. Ne jemi kundër ndryshimet të ligjeve cdo ditë, sepse as biznesmenët e as qytetarët nuk dijnë se cfarë po ndodh me ligjet, tani nuk dihet se cfarë do të ndodhë edhe me vendet e punës, jetojmë një jetë jo të qetë, do të thotë që qetësia është porosi e rëndësishme. Dhe cështja e tretë që e premtojmë është parimet e solidaritetit i cili do të realizohet përmes projektit për dëmshpërblimin e qytetarëve”, u shpreh kryetari i partisë“Koncepti Maqedonas” Petar Bogojevski.