Zgjedhjet Parlamentare 2020, PDSH mbajti takime dhe tubim në Ohër

Kreu i PDSH-së Menduh Thaci dhe bartësi i listës për njësinë e 5 zgjedhore nga kjo parti, Vasfi Doko, premtuan rimëkëmbje ekonomike të vendbanimeve shqiptare.

“Nuk do të ketë buxhet në shtet pa fituar pavarësi në shtet e proporcionalitet në buxhet. Nuk mundet pamjete qyteteve të jenë ndryshe ku jetojnë Maqedonasit të jetë mirë e ku jetojnë shqiptarët të duket diskriminim ekonomik. Çdo familje shqiptare që ka kungesë të ardhurash nga shteti , do të marë menjëherë radhën e parë të ndihmës sociale. Çdo famije pa asnjë të punësuar do ketë të punësuar brenda muajit të dytë”, u shpreh kreu i PDSh-së Menduh Thaci.

“Në përgjithësi vatrat tona dalengadalë po shuhen nga mungesa e perspektivës, nga neglizhenca 18 vjecare e një partie në pushtet, nga mungesa e mosfuqizimit të elementit tonë shqiptar kur bëhet fjala për cështje esenciale për ne”, theksoi Vasfi Doko- bartës i listës në njësinë 5-PDSh.