Zgjedhjet presidenciale, partitë të angazhuara rreth kandidaturave

Deri më tani pothuajse të gjitha subjektet politike kanë paralajmëruar se do të dalin me kandidatin e tyre për president të shtetit…

Nga partia në pushtet LSDM kandidatin e tyre do ta caktojnë nëpërmjet shpalljes publike. Në këtë shpallje theksohen katër kriteret të cilat duhet t’i plotësojnë kandidatët edhe atë: Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë – LSDM.

“Të jetë person me dinjitet të lartë publik, të jetë i aftë për të kryer punë në pozita të larta shtetërore, të ketë përkrahje të madhe nga simpatizantët, organet dhe votuesit e LSDM-së dhe e fundit të jetë personalitet i cili në mënyrë më të mirë të mundshme do ta jetësonte politikën e LSDM-së dhe do të punojë në realizimin e prioriteteve strategjike të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim të plotë në NATO dhe BE, si dhe për afirmimin sa më të lartë ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë”.

Kandidatët e interesuar do të mund të aplikojnë deri më 19 shkurt, ndërsa zgjedhjen përfundimtare të emrit të kandidatit do ta bëjnë më datën 3 mars.

Kurse nga VMRO-DPMNE vetëm kanë pranuar se janë paraqitur 8 kandidatë në konkursin e shpallur. BDI ka pohuar se të gjitha opsionet janë të hapura duke mos përjashtuar as ndonjë kandidat të përbashkët me LSDM-në e as me partitë shqiptare.