Zhbogar: BE do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut me 66 milion euro

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar njoftoi se Bashkimi Evropian do të ndihmojë Maqedoninë në luftën kundër coronavirusit me 66 milion euro.

“Ne jemi së bashku në luftën kundër këtij virusi të keq. Në këtë kohë të vështirë, BE do të mbështesë Maqedoninë e Veriut me katër milion euro për nevoja urgjente, 50 milion euro për rimëkëmbje socio-ekonomike, nëntë milion euro për sektorin privat, tre milion euro për mbështetje të drejtpërdrejtë të buxhetit”, ka shkruar Zhbogar në Twitter.