Zhbogar: Miratimi i ligjeve reformuese konfirmojnë përkushtimin e RMV-së për integrim në BE

E përshëndes miratimin e shumë ligjeve reformuese, përfshirë edhe Ligjin për Prokurori Publike. Zbatimi i tyre duhet që ta përforcojë sundimin e së drejtës dhe do të mundësojë profesionalizëm dhe efikasitet në gjyqësor për të mirë të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, deklaroi sot euroambasadori Samuel Zhbogar.

Zhbogar, në deklaratë të shkruar, thekson se e përshëndet faktin që Kuvendi për përpara se të shpërbëhet për shkak të zgjedhjeve të caktuara për më 12 prill, e miratoi Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publik dhe Ligjin për menaxhim me lëvizjen e lëndëve të gjykata.

“Këto ligje bashkë me Ligjin për personat pa status të rregulluar qytetar, dhe Kodin Zgjedhor, korrespondojnë me rekomandimet e Raportit të BE-së për vendin dhe e konfirmojnë përkushtimin e Maqedonisë së Veriut që të vazhdojë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka shtuar Zhbogar.