Zhduket avioni me futbollistin Sala në bord

Lojtari i Premier Ligës, Emiliano Sala ishte në bordin e një avioni të vogël që u zhduk pranë Britanisë së Madhe. Klubi Cardiff City tha se ishte shumë i shqetësuar për sulmuesin argjentinas, që la Nantën në Francë për të shkuar në Kardif. Policia franceze dhe klubi i Nantes konfirmuan se Sala ishte një nga dy personat në bordin e avionit, që humbi kontaktin me kullën e kontrollit pranë Casquets. Kardifi njoftoi të shtunën se nënshkroi një kontratë me argjentinasin për 15 milionë paundë. Operacionet e kërkimit nga ajri dhe deti vijojnë.