Zhduket e mitura në Suharekë

Një vajzë e moshës së mitur raportohet të jetë zhdukur. Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:00 në fshatin Tërrnje, Suharekë. Babai i vajzës ka njoftuar në Policinë e Kosovës se vajza e tij moshë e mitur, ka dalë nga shtëpia me qëllim që të shkojë në shkollë dhe nuk është kthyer më. “Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se vajza e tij moshë e mitur, viktima femër K/Shqiptare, ka dalë nga shtëpia me qëllim që të shkojë në shkollë dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport.