Agjencia e Lajmeve Zhurnal jozyrtarisht mëson se është duke ndodhur një “skandal” lidhur me emërimin e drejtorit të ri në Shtëpinë e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir
Sipas informacioneve të para të siguruara nga Zhurnal, jo zyrtarisht mësohet se po përgatitet emërimi i Zait Aliut nga Manastiri për të qenë drejtor i Shtëpisë së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Por ky person më tepër njihet si këngëtarë i dasmave sesa një veprimtarë që ka dhënë kontribut në sferën e kulturës dhe arsimit shqip.
Sipas konkursit të hapur duhen përmbushur disa kushte për të qenë drejtor, dhe përvojë së paku 5 vite në ndonjë insitucion kulturor, gjë që ky person nuk i përmbush. Kandidati në fjalë merret me këngë “Tallava” nëpër dasma! (ndiqni videon, e kandidatit të ri) https://www.youtube.com/embed/Hq7ogxuKSwc?feature=oembed
Por edhe përskaj kësaj, Agjencia e Lajmeve Zhurnal jozyrtarisht mëson se sekretari shtetërorë në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri dhe zv/kryeministri Artan Grubi po insistojnë me ngulm që personi Zait Aliu të drejton me Shtëpinë e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, edhe pse sipas informacioneve të para jozyrtare, kandidati i ri, është në dyshime edhe për falsifikim të disa dokumenteve, gjë që për këto do të ngriten hetime, thotë burimi ynë.
Arsyet për opinionin mbeten të paqarta lidhur me këtë insistim të funksionarëve të BDI-së.
Shtëpia e Alfabetit është një thesarë i çmuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut por edhe për gjithë shqiptarët në përgjithësi, andaj këtë shtëpi duhet ta drejton një person i denjë dhe përgjegjësi që ka kontribuar shumë në kulturën shqiptare.
