Ziadin Sela i bashkohet marshit për Astrit Deharin, rreshtohet me Albin Kurtin (FOTO)

Ka filluar marshi “Një popull për drejtësi” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Bashkë me familjen Dehari, kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti është rreshtuar edhe kryetari e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Në këtë tubim po marrin pjesë edhe ish-bashkëpartiakët e Astritit, Shpend Ahmeti, Visar Ymeri dhe anëtarë të tjerë nga PSD-ja.