Zjarrëfikësit në Gjerm, shuajnë zjarrin, atyre u bashkohen qytetarët dhe asamblisti i BDI-së Qefali Avziu

Pasi zjarri kaploi shtëpinë e vetranit të dy luftrave të UÇK-së, Nexhat Latifit në Gjermë, në Malësi të Tetovës, qytetarët e këtij lokaliteti dhe asamblisti i BDI-së, Qefali Havziu iu ka bashkëngjitur zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit.

Në krye të zjarrfikësve ishte Komandanti i njësisë së zjarrfikësve Uka Aliti, të cilët të gjithë së bashku, i penguan flakët të bëjnë dëmtime në këtë fshat, duke e lokalizuar zjarrin,

Qytetarët përgëzuan zjarrfikësit për ardhjen e shpejtë dhe lokalizimin e zjarrit, duke mos e lejuar të zgjërohet në shtëpitë tjera.

Sipas organeve të sigurisë, ende nuk është deklaruar për shkaktarin e shpërthimit të këtij zjarri, duke sjellur dëme materiale, për fat pa pasoja tjera.