Zv. Drejtor i Doganës, Hasani: Angazhim për eliminimin e “ekonomisë së zezë”

Z. Muharrem Hasani, zëvendës drejtor i Doganës së Maqedonisë së Veriut, ka shkruar se “realizuam takim pune me kryetaren e Lidhjes së Odave Ekonomike, znj. Daniella Arsovska”, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë.

Si Drejtori e Doganave, siguruam znj. Arsovska se kapacitetet doganore do të jenë gjithmonë në shërbim të nevojave të biznesit, si partnerë të përhershëm për zhvillimin e kompanive private, njëkohësisht edhe të ekonomisë së vendit, ka shkruar z. Hasani.

Postimi i plotë i z. Muharrem Hasani:

Me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë, sot realizuam takim pune me kryetaren e Lidhjes së Odave Ekonomike, znj. Daniella Arsovska.
Temë e takimit, mes tjerash ishte lehtësimi i procedurave për qarkullim të shpejtë të mallrave, trajnime të shumta bashkë me biznesin privat, si dhe koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta për eliminimin e “ekonomisë se zezë”.
Si Drejtori e Doganave, siguruam znj. Arsovska se kapacitetet doganore do të jenë gjithmonë në shërbim të nevojave të biznesit, si partnerë të përhershëm për zhvillimin e kompanive private, njëkohësisht edhe të ekonomisë së vendit.