Zv.drejtori Abdul Selam Selami përgëzon qytetarët e Bogovinës: Do të vijojmë edhe projektet tjera

Sot zv.drejtori i Agjencisë për mbështetje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abdul Selam Selami , së bashku me Kryetarin e Komunës së Bogovinës z. Alban Xhemaili, Ministrat Nuredini dhe Xhemaili, sekretarin shtetëror z. Çeliku, mori pjesë në inaugurimin e rrugës që lidh fshatrat Bogovinë dhe Sedllarcë e Epērme.

Këto projekte nuk do të ndalen, ceku z.Selami, do të vijojnë me dy projekte, rruga në fshatin Kamjan dhe fshatrat Pirok, Sedllarcë, Kamjan, Pallçishtë dhe Siniçan, apo mbi 60% të teritorit të Komunës së Bogovinës.

Ja postimi i z.Selami në fb:

Sot së bashku me Kryetarin e Komunës së Bogovinës z.Alban Xhemaili , Ministrat Nuredini dhe Xhemaili , sekretarin shtetëror Celiku lëshuam në përdorim rugën që lidh fshatrat Bogovinë dhe Sedlarcë e Epērm.
Projekt i finansuar nga Agjencia për mbështetje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural dhe Komuna e Bogovinës me vlerë mbi 11 milion denar.
Komuna e Bigovinës përveq këtij projketi nga ana e Agjencis i janë miratuar edhe dy projekte tjera dhe atë rruga në fshatin Kamjan dhe nga planet urbanistike rruga që lidh fshatrat Pirok , Sedlarce , Kamjan , Pallçishtë dhe Siniçan apo mbi 60% të teritorit të Komunës së Bogovinës.
Me anë të ktyre projekteve zhvillojmë vendet rurale dhe përmisojmë infrastrukturën në vende rurale.
Mjetet janë siguruar nga buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Qeveris së RMV.
Me shëndet për banorët e ktyre fshatrave.