Zv Drejtori i Agjensise per rini dhe sport z. Izmit Nura vizitoi komunën e Dibrës, takon kryetarin Hekuran Duka

Sot per vizite ne komunen e Dibres qendroi zv Drejtori i Agjensise per rini dhe sport z. Izmit Nura i cili u prit nga kryetari i komunes Dr. Hekuran Duka.
Qellimi i kesaj vizite ishte per ti transmetuar drejtperdrejt kryetarit te komunes nje investim te rendesishem per sportin e Dibres, ku me propozim te Agjensionit per rini dhe sport ne seancen e 5-te te qeverise se RMV te mbajtur me 28.01.2020 eshte miratuar pika per “Ndertimin e dhjete fushave te basketbollit” ne te cilat njera do te ndertohet ne komunen e Dibres. Ndertimi i kesaj fushe per basket do te kushtoje 3.200.000 denare. Poashtu gjate takimit u bisedua edhe per nevojat tjera per sportin ne Diber si dhe per mundesine ne te ardhmen te behet edhe rikonstruimi i terreneve sportive me theks te vecante poligoni sportiv i qytetit.