Zv.drejtori Selami: Janë aprovuar 13.696 kërkesa të punëdhënësve për pagat e tetorit

Sipas Zyrës së të Ardhurave Publike, deri më tani, janë parashtruar 13,696 kërkesa për mbështetje financiare për pagesën e pagave për punonjësit për muajin Tetor 2020.

Mbështetja financiare u është paguar 11,954 punëdhënësve, që mbulon 58.302 të punësuar.

Kjo bëhet e ditur nga kumtesa e Zyrës së të Ardhurave Publike.

“Zyra e të Ardhurave Publike raporton se janë parashtruar 13,696 kërkesa për mbështetje financiare për pagesën e pagave për punonjësit për muajin Tetor 2020. Është aprovuar mbështetja financiare deri më tani dhe u është paguar 11,954 punëdhënësve.

Pagesa totale deri më tani është 907,292,339 denarë dhe mbulon 58,302 të punësuar.

Përpunimi i korrigjimeve të formularëve BFP-IP / 2 dhe formulari për llogaritjen Mujore për mbledhjen e integruar (MPIN) është në proces, pas përpunimit të të cilave Zyra e të Ardhurave Publike do të informojë sërish me një deklaratë”, thuhet në kumtesën nga kjo Zyrë.