Zv. Kryeministri Bujar Osmani: Me buxhet, rritja e pagave dhe shumë projekte me interes për shqiptarët

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka prezantuar disa nga pika e propozim buxhetit, i cili planifikohet të miratohet për vitin 2020.

Z. Osmani, ka shpalosur disa nga propozimet e rëndësishme, si rritja e pagave për mjek, infermier, mësimdhënës, rritje e pensioneve etj. Ai ka cekur edhe disa nga projektet me rëndësi për shqiptarët, si për kulturë, agjencinë e gjuhës dhe inspektoratin, etj.

Ja postimi i z. Osmani:

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së RMV, amenduam propozim buxhetin për 2020 i cili përveç rritjen e rrogave të mjekve, motrave medicinale, mësimdhënësve dhe rritjen e pensioneve shtohen edhe mjete për:
– Teatrin shqiptar në Shkup;
– Teatrin në Tetovë;
– Rikonstruimin e pendës së lumit Shkumbin në Shipkovicë;
– Universitetin “ Nëna Terezë” në Shkup
– Agjencinë e gjuhës;
– Inspektoratin e gjuhës
– Spitalin në Kërçovë etj.