Zv.kryeministri Lika: Qoftë ky progres një shkëndijë shprese për pasardhësit tanë!

Me rastin e ratifikimit të protokollit nga ambasadorët e vendeve të Aleancës Veriatlantike sot në Bruksel, këtë moment të rëndësishëm të vendit e ka komentuar edhe zv.kryeministri Hazbi Lika i cili thotë se nënshkrimi i protokollit është gurëthemel i stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.

“Nënshkrimi i Protokolit për anëtarësim në NATO është gurthemel i stabilitetit dhe zhvillimeve në shtet! Qoftë ky progres një shkëndijë shprese për pasardhësit tanë!”, shkruan kështu zv.kryeministri Lika.

https://www.facebook.com/HazbiLikaFaqjaZyrtare/posts/2969416153084653