Zv. ministri Agim Nuhiu, Beteja për drejtësi: Kuadri normativ dhe përforcimi i kapaciteteve strukturore

Zv. ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Agim Nuhiu ka shkruar rreth Strategjisë për përforcimin e kapaciteteve për udhëheqje të hetimeve financiare dhe konfiskimin e pasurisë ka për qëllim vënien në funksion të njësive të veçanta për zhvillimin e hetimeve financiare në policinë gjyqësore, Ministrinë e Brendshme, Policinë financiare, Drejtorinë e doganave.

Z. Nuhiu ka shkruar se “përveç kuadrit normativ mbetet i nevojshëm edhe përforcimi i kapaciteteve strukturore në betejat për drejtësi”.

Postimi i plotë i Agim Nuhiut:

Strategjia për përforcimin e kapaciteteve për udhëheqje të hetimeve financiare dhe konfiskimin e pasurisë ka për qëllim vënien në funksion të njësive të veçanta për zhvillimin e hetimeve financiare në policinë gjyqësore, Ministrinë e Brendshme, Policinë financiare, Drejtorinë e doganave!
Sfidë për hetime financiare kualitative mbetet kyçja e institucioneve ligjzbatuese në Platformën për interoperabilitet ku do të behet lidhja e njerëzve, e të dhënave dhe e sistemeve të ndryshme ndërmjet organeve shtetërore, institucioneve dhe kompanive të biznesit!
Pra, përveç kuadrit normativ mbetet i nevojshëm edhe përforcimi i kapaciteteve strukturore në betejat për drejtësi!