Zv. Ministri Agim Nuhiu: Drejtësisë së porositur me telefon i ka ardhur fundi!

Zëvendës ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka filluar me përgjegjësitë dhe detyrat brenda dikasterit të ri, Ministrisë së Drejtësisë e cila është tepër e rëndësishme për funksionimin dhe zbatimin e sundimit të ligjit.

Z. Nuhiu, me performancën e tij profesionale, ekpertizën dhe kapacitetin moral, jep siguri për zbatimin e ligjit, duke mënjanuar çdo implikim në sistem, çdo shkelje apo lëndim që mund të bëhet nga rrugët tjera jo ligjore.

Këtë e konfirmon z. Nuhiu shkurt, me një fjali: Drejtësisë së porositur me telefon i ka ardhur fundi!