Zv Ministri Agim Nuhiu në fushatën “Sport po, jo drogë”

Sot u zhvilluan aktivitete të fushatës “Sport po, jo drogë”, ku mori pjesë edhe zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu.

Kjo fushatë, u zhvillua gjatë një ndeshje në futboll të vogël, mes klubit sportiv të Tearcës “Vëllazërimi” dhe klubit futbollistik të Dibrës “Korabi”.

Përveç pjesëmarrjes së zv ministrit Agim Nuhiu, morën pjesë edhe komandanti i stacionit policor, z. Argëtim Vojnika dhe funksionarë të tjerë institucional.

Fushata është e motivuar për një ardhmëri sa më të shëndoshë.