Zv.ministri Hasani: Ja pse duhet të vaksinohemi me vaksinën anti-Covid

Zëvendësministri i shëndetësisë në Maqedoni, Ilir Hasani ka theksuar për Lajm rëndësinë e vaksinimit me vaksinën kundër koronavirusit. Sipas tij, sistemi shëndetësor në RMV, për momentin është stabil ndonëse po ballafaqohemi me një sfidë që asnjë sistem shëndetësor në botë nuk e ka pasur deri tani, respektivisht, vaksimi me një vaksinë që është shumë e panjohur siç është edhe pandemia.

“Faleminderit për interesimin që e keni për këtë temë që është mjaftë e ndjeshme dhe është shumë e pritur nga të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga ata më të moshuarit, duke filluar nga prindërit e mi, e deri tek ne, të gjithë të punësuarit nëpër institucionet shëndetësore. Sistemi shëndetësor në RMV, për momentin është stabil ndonëse po ballafaqohemi me një sfidë që asnjë sistem shëndetësor në botë nuk e ka pasur deri tani, respektivisht, vaksimi me një vaksinë që është shumë e panjohur siç është edhe pandemia. Ne jemi të përgatitur për çdo sfidë dhe të informojmë opinionin në çdo moment për të gjithë aktivitetet në lidhur me këtë proces.”, theksoi zvministri Hasani.