Zv Ministri i Transportit z. Rexhepi : Infrastukur rrugore të sigurt dhe moderne synim i jonë.

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njëhrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në Komunën e Sarajit ku së bashku me Ministrin e Ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi dhe kryetarin e Komunës z. Blerim Bexheti përuruam rrugën Krushopek – qendra rekreative Saraj.

Vlera e projektit është 23 milon denarë edhe atë 13.591.500 denarë nga mjetet e TAV dhe 10 milion denarë nga buxheti i Komunës së Sarajt.
Ky projekt është shumë me rëndësi jo vetëm për banorët e vendbanimit Krushopek dhe Saraj, por edhe për vizitorët e qendrës rekreative nga vendbanime tjera.

Ne si Qeveri e në veçanti si Minstri për transport dhe lidhje mbetemi fuqimisht të përkushtuar për realizimin e projekteve kapitale për ndërtimin e infrastrukutrës rrugore stabile dhe te sigurta me standarde moderne në mënyrë të barabartë në tërë teritorin e vendit, me qëlim përmirsimin e kushteve jetësore për të gjithë qytetarët.