Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka paralajmëruar përkushtimin e tij institucional, për selektim të drejtë për të gjithë kandidatët që ndjekin kursin në Akademinë e policisë.
Zv. Ministri Nuhiu ka theksuar po ashtu se Ministria e brendshme, është e orientuar që të respektojë kuadrin ligjor dhe profesionalizmin për të gjithë kandidatët që do të ndjekin kursin në Akademinë për polic.
Ja postimi i Zv. ministrit Nuhiu:
“Ministria e brendshme eshte e orientuar qe te respektoj kuadrin ligjor dhe institucional, profesionalizmin dhe perfaqesimin e drejte ne selektimin e kandidateve per te ndjekur kursin ne Akademine per police!”