Zv. Ministri Nuhiu angazhohet për selektim të drejtë për kandidatët e Akademisë për policë

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka paralajmëruar përkushtimin e tij institucional, për selektim të drejtë për të gjithë kandidatët që ndjekin kursin në Akademinë e policisë.

Zv. Ministri Nuhiu ka theksuar po ashtu se Ministria e brendshme, është e orientuar që të respektojë kuadrin ligjor dhe profesionalizmin për të gjithë kandidatët që do të ndjekin kursin në Akademinë për polic.

Ja postimi i Zv. ministrit Nuhiu:

“Ministria e brendshme eshte e orientuar qe te respektoj kuadrin ligjor dhe institucional, profesionalizmin dhe perfaqesimin e drejte ne selektimin e kandidateve per te ndjekur kursin ne Akademine per police!”