Zv. Ministri Nuhiu apelon për kujdes në trafik

Zëvendës Ministri i Punëve të brendshme, Agim Nuhiu, ka vizituar sot, policët që pësuan aksident me një makinën të pasagjerëve, duke ju uruar shërim të shpejt dhe shëndet.

Pas kësaj vizite, zv. Ministri Nuhiu, ka apeluar qytetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Ja postimi i plotë zv. Ministrit Nuhiu, në rrjetin social:

“Policëve që pësuan sot në detyre nga përplasja e automjetit të një pasagjeri ju urojmë shëndet!
Duke respektuar rregullat në komunikacion, ju të nderuar qytetarë bëheni aleatë me policët e trafikut për shëndetin dhe jetët tona!
Ejani t’i respektojmë rregullat në komunikacion!